Loading…

S’ka dilema, PAN-i do ta bëjë Qeverinë

  • 29/06/2017 | 09:08

S’ka dilema, PAN-i do ta bëjë Qeverinë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se nuk ka kurrfarë dilemash se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. Ai thotë se pozita e kryeparlamentarit i takon PDK-së dhe s’mund t’i lihet Listës Serbe.


Për nënkryetarin e PDK-së Memli Krasniqi nuk ka kurrfarë dileme se koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, ndonëse duke u bazuar në rezultatin e fundit zgjedhor ky koalicion nuk i ka votat e mjaftueshme që bashkë me minoritetet t’i formojë institucionet e reja qendrore.

Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se Qeveria e re do të mbështetet nga deputetë që, siç ka thënë ai, kanë vullnet t’i bashkohen vizionit të tyre dhe vullnetit të shprehur qytetarë për një lidership të fuqishëm, i cili kryen punë dhe merr vendime të mëdha dhe të nevojshme për vendin.

Pavarësisht humbjes së votave në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Krasniqi mohon se kreu i partisë, Kadri Veseli, do të japë dorëheqje.

Sipas tij, Veseli ka krijuar dhe ka udhëhequr koalicionin që i ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit. “Andaj lidershipi i tij është i pakontestueshëm. Si PDK ne e kemi kuptuar drejt mesazhin e votueseve tanë tradicionalë dhe të tjerëve dhe në këtë kuadër do t’i bëjmë analizat e nevojshme për vazhdimin e rrugës së reformave të nevojshme për fazën e ardhshme, qoftë në institucionet e vendit, qoftë brenda strukturave partiake”, ka thënë Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë