Loading…

S’ka dimër ende në Kosovë: Kështu do të jenë temperaturat ditëve në vazhdim

  • 23/01/2020 | 18:31

S’ka dimër ende në Kosovë: Kështu do të jenë temperaturat ditëve në vazhdim

Nga dita e premte dhe fundjavë rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë nga Italia, që pritet të sjellin mundësi për shi, e në vise malore mbi 1500m borë.


Kushtet meteorologjike ditëve në vijim pritet të jenë më të favorshme, sa i përket qarkullimit ajror, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin edhe në vlera mesatare, por kohëpaskohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

23.01 – Paradite vransira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell. Në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull.

24.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet përgjatë ditës.

25.01-26.01 – Të shtunën vransira dhe intervale me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e diel kryesisht me vransira dhe më butë. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

27.01 – Kryesisht vranët. Në mëngjes shi, e ditën reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri -5C, e në fundjavë do të rriten deri në +2C, ndërsa maksimalet në rritje graduale dhe do të luhaten nga 4C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, mirëpo mbetet lartë mbi vlera normale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë