Loading…

‘S’ka ekonomi të qëndrueshme’ – AKB: Shteti që s’mbron prodhimin e vet, përfundon i varur nga importi

  • 03/07/2026 | 13:34

‘S’ka ekonomi të qëndrueshme’ – AKB: Shteti që s’mbron prodhimin e vet, përfundon i varur nga importi

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) reagoi lidhur me zhvillimet e fundit që prekin qumështoren “Vita”, duke i cilësuar ato si shqetësuese për sektorin e prodhimit vendor dhe ekonominë e vendit, përcjell Gazeta Metro.


Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se çdo operator ekonomik duhet t’i nënshtrohet inspektimeve dhe mbikëqyrjes nga institucionet përgjegjëse, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe zbatimit të ligjit. Megjithatë, sipas tij, këto procese duhet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të barabartë, pa krijuar dyshime për trajtim selektiv apo ndikime të interesave të caktuara.

AKB vlerësoi se dobësimi i industrisë së qumështit rrezikon fermerët, vendet e punës dhe ekonominë vendore, ndërsa zëvendësimi i produkteve vendase me importe do të kishte pasoja afatgjata për tregun kosovar.

“Pa prodhim vendor nuk ka ekonomi të qëndrueshme – ka vetëm varësi”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Organizata u bëri thirrje institucioneve që të rishqyrtojnë çdo vendim që prek industrinë e qumështit, të garantojnë transparencë në proceset vendimmarrëse dhe të sigurojnë mbështetje të barabartë për prodhuesit vendorë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë