Loading…

S’ka fitore për Rahovecin në Ligën Ballkanike: Mposhtën edhe në Bullgari

  • 12/11/2019 | 21:32

S’ka fitore për Rahovecin në Ligën Ballkanike: Mposhtën edhe në Bullgari

Rahoveci ka pësuar humbje nga Academic Bultex 99 në Bullgari me rezultat 95:78 (25:21, 27:12, 21:23, 22:22) në Ligën Ballkanike, transmeton Gazeta Metro.


Çereku i parë ishte i barabartë, megjithatë, vendësit e fitojnë 25:21. Dallimi u bë në periodën e dytë që e fituan bullgarët 27:12, duke arritur epërsi të lartë, që e ruajtën deri në fund. ‘Vreshtarët’ u munduan në pjesën e dytë që të kthejnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit. 21:23 ishte rezultati i çerekut të tretë dhe 22:22 ai i dhjetëminutëshit të fundit.

Te skuadra bullgare u dalluan Shakir Smith me 20 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Vasil Bachev me 19 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Alban Veseli me 19 pikë dhe Justin Gray me 16 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Rahovecin nga tri ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa Academic shënoi fitoren e parë në ndeshjen e parë për këtë edicion.  /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë