Kryeministri Albin Kurti zhvilloi edhe sot një takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të diskutimeve politike mes dy partive, transmeton Gazeta Metro.
Pas përfundimit të takimit, Kurti deklaroi se biseda është zhvilluar në një frymë pozitive, por pa ndonjë marrëveshje konkrete deri në këtë fazë.
“Takimi shkojë në atmosfer komstruktive, mirëpo kur ka dicka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirepo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me temat e diskutuara apo nëse pritet ndonjë zhvillim konkret në ditët në vijim./gazetametro.net