Loading…

S’ka informata nga Brukseli se a do të ndërpritet dialogu

  • 17/04/2017 | 14:57

S’ka informata nga Brukseli se a do të ndërpritet dialogu

”Nga Brukseli nuk ka informata për atë se do të ndërpritet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se ndalimi i Ramush Haradinajt do të pasqyrohet në integrimin e Serbisë”, ka thënë Tanja Miscevic, shefja e ekipit negociator serb me BE’në.


“Pas rezolutës në Kuvendin e Kosovës për ndërprerje të bisedimeve për shkak të ndalimit të Haradinajt në Francë, të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në dialog në anën e kosovarëve, edhe po i përmbahen asaj, derisa nga ana serbe ekzistojnë thirrje konstante që të vazhdohet me detyrime të cilat janë marrë, por nuk ka termin për vazhdimin e dialogut” vazhdon ajo, përcjell gazetametro.net

E pyetur a mund të shpresojë Serbia në hapjen e kapitujve tjerë, nëse dialogu i Kosovës dhe Serbisë nuk vazhdon deri në qershor, Miscevic ka thënë se “për Serbinë është kusht vlerësimi i asaj se çfarë ka bërë ajo në procesin e dialogut”.

“Procesi i normalizimit, përmbushja e detyrimeve, e kjo vlerësohet nga ajo se çfarë ka përmbushur Serbia,”, ka thënë ajo për portalin serb N1.

Ajo ka shtuar se është çështje e vet shteteve anëtare të BE se si do të vlerësojnë çështjen e dialogut. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë