Loading…

S’ka koronavirus në Deçan: Kryetari thotë se tre persona janë duke u testuar

  • 17/03/2020 | 09:59

S’ka koronavirus në Deçan: Kryetari thotë se tre persona janë duke u testuar

Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 16, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.


Në disa media u raportua se është konfirmuar një rast me coronavirus në komunën e Deçanit, mirëpo këtë e ka mohuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se i kanë dërguar tre persona për testim por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

“Nuk është e vërtetë i kemi dërguar tre persona nga dy familje që kanë kërkuar ndihmë për analiza por nuk ka ndodnjë rezultat deri më tani, përtej dyshimit dhe lajmeve të rrejshme”, ka thënë Ramosaj.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe shefi i Shtabit Emergjent në Deçan, Izet Zenuni.

“Nuk është e vërtetë, ka pasur dyshime jemi në pritje të analizave”, ka thënë Zenuni.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë