Loading…

S’ka ndryshim të madh në versionin e ri të planit franko-gjerman, raporton gazeta serbe Danas

  • 08/12/2022 | 18:07

S’ka ndryshim të madh në versionin e ri të planit franko-gjerman, raporton gazeta serbe Danas

Gazeta serbe Danas ka dhënë detaje për versionin e ri të propozimit franko-gjerman tani të adoptuar nga Bashkimi Evropian si korniza e procesit të mëtejmë të Dialogut Kosovë-Serbi. Danas i referohet burimeve diplomatike të cilët i kanë ofruar këto informacione, transmeton Gazeta Metro.


Sipas gazetës serbe nuk ka devijim nga parimet themelore që ishin përfolur në media dhe nga detajet e propozimit të parë.

“Kosova merr njohje ndërkombëtare, përkatësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës, që është e sigurt, si dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia merr Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, i kanë thënë burimet diplomatike Danas.

Emisari i BE’ së Miroslav Lajçak, u ka dorëzuar në fillim të kësaj jave Kosovës dhe Serbisë, versionin më të fundit të propozimit që përflitet si franko-gjerman, tani i adoptuar nga blloku evropian si kornizë e procesit të mëtejmë të dialogut.

Presidenti serb Vucic kishte shpjeguar pas samitit në Tiranë se vërejtjet e tyre ishin përfshirë në propozimin e fundit pas shqyrtimit nga lehtësuesit në Bruksel, por jo më ato më substancialet për palën serbe siç u shpreh dhe shtoi se vijat e kuqe të Serbisë dihen nga ta. Ai tha se do të flasin mbi këtë kornizë por theksoi se afat rreth dialogut.

Danas ka raportuar të mërkurën se presidenti serb, Aleksandar Vucic, duke i referuar burimeve diplomatike se ai ka disa javë kohë për të vendosur mbi këtë propozim.

Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencë për media të martën pas Samitit në Tiranë, pranoi se janë bërë disa modifikime në propozim dhe se u është dorëzuar palëve, siç kishte njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell.

Në raportin e Danas shtohet se nuk do të ketë ‘shpërblim me anëtarësi të plotë të të dyja shteteve në BE, por është e sigurt se do të ketë më shumë fonde dhe të të ashtuquajtur ‘push’ përpara.

Sipas burimeve të Danas në përmbajtjen e propozimit francez-gjerman ideja e parë rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është ndryshuar dhe kjo nuk do të jetë si asociacioni i parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë