Loading…

‘S’ka paga për grevistë’: Nagavci mundohet t’ua lë fajin komunave për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

  • 04/10/2022 | 11:04

‘S’ka paga për grevistë’: Nagavci mundohet t’ua lë fajin komunave për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Partia në pushtet, fillimisht ka akuzuar grevistët me arsyetimin se nuk kanë punuar duke u thirrur në ligjin për greva dhe rrjedhimisht nuk do të paguhen. E pas kritikave të shumta, si duket Qeveria ka ndryshuar mendim. Sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavcai, ka bërë fajtore komunat, duke thënë se janë përgjegjëse, pasi janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Depertamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë, shkruan Gazeta Metro.


Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, sipas saj, i kanë dërguar ato të dhëna që i kanë pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta.

Ajo tutje ka thënë se sot do të publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit.

Postimi i plotë i saj:

Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë.

Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta.

Ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, janë nxënësit, fëmijët tanë.

Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim.

Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer.

Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi.

Dhjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta.

Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi.

Sot  publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit.

Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve.

Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë