Loading…

S’ka paqartësi më: Pro-serbët e pro-rusët rreshtohen zyrtarisht me Jakov Milatovic kundër Milo Djukanovic

  • 23/03/2023 | 17:33

S’ka paqartësi më: Pro-serbët e pro-rusët rreshtohen zyrtarisht me Jakov Milatovic kundër Milo Djukanovic

Kandidati presidencial në Mal të Zi i Lëvizjes ‘Europa tash’ Jakov Milatovic ka mbështetjen e partisë pro-serbe e pro-ruse ‘Fronti Demokratik’ pas takimit të sotëm mes tyre edhe zyrtarisht ka njoftuar vet lëvizja, transmeton Gazeta Metro.


“Në bisedë me kandidatin presidencial të FD Andrrija Mandic, si dhe me njërin prej liderëve të asaj aleance politike Milan Knezevic, jemi pajtuar që kjo aleancë të rreshtohet në kapacitet të plotë në anën e kandidatit të Lëvizjes Europa tash. Kjo nënkupton që e gjithë infrastrukutra e Frontit Demokratik do të jetë maksimalisht e angazhuar që në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si dhe në vet ditën e votimit ashtu që fitorja mbi Milo Djukanovic të jetë e plotë” thuhet në komunikatën e Lëvizja Europa Tash.

Milatovic ka takuar edhe liderët e zyrtarët e partive tjera malazeze, si Aleksa Becic nga Mal i Zi Demokratik. Goran Danilovic nga partia Mali i Zi i Bashkuar Goran Danilovic poashtu ka ofruar mbështetjen në zgjedhjet presidenciale me 2 prill.

Ai pati bisedë edhe me zyrtarët e Lëvizjes Qytetare URA që të enjten i ofruan mbështetjen e fortë në zgjedhje poashtu.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 19 mars të gjithë kandidatët e këtyre subjekteve politike malazeze ndaras kishin mbledhur rreth 60 përqind të votave, ndërsa presidenti aktual malazez kishte mbledhur rreth 40 përqind./gazetametro.net

Popi serb Backovic bashkëluftëtar i Arkan e Legija e i nderuar në Rusi, përkrahë Jakov Milatovic për president të Malit të Zi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë