Loading…

S’ka shaka me rusët: Dëbohen dhjetëra kinezë e dënohen qindra në Moskë, shkelën rregullat e gjatë pandemisë

  • 10/04/2020 | 12:11

S’ka shaka me rusët: Dëbohen dhjetëra kinezë e dënohen qindra në Moskë, shkelën rregullat e gjatë pandemisë

Dhjetëra turistë kinezë janë dëbuar nga Moska pasi nuk respektuan rregullat e regjimit të izolimit, e janë dënuar disa qindra deklaroi Kryetari i Komunës së Moskës, Sergei Sobianin, transmeton Gazeta Metro.


“Janë dënuar disa qindra, e janë dëbuar disa dhjetëra turistë kinezë, por kjo ishte e mjaftueshme që ata të kuptojnë se nuk është shaka dhe se të gjithë duhet t’i nënshtrohen izolimit” tha Sobianin.

Ai tha se ka vendim për inspektimin e transportit të turistëve kinezë.

Në Moskë për shkak të parandalimi të përhapjes së koronavirusit janë vendosur masa të rrepta të ndalimit të qarkullimit dhe vet izolimit pa marrë parasysh moshën.

Deri tani në Rusi numri i të sëmurëve nga Covid-19 ka arritur në 10131, raste vdekjeje janë regjistruar 76, ndërsa për të shëruar janë raportuar 698 persona./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë