Loading…

S’ka shpresë për regjimin e Ajetollahëve, paralajmëron prapë Izraeli: Do ndjekim çdo pasardhës të Khamenei’t

  • 08/03/2026 | 09:58

S’ka shpresë për regjimin e Ajetollahëve, paralajmëron prapë Izraeli: Do ndjekim çdo pasardhës të Khamenei’t

Kemi hyrë zyrtarisht në javën e dytë qëkur ShBA’të dhe Izraeli goditën Iranin dhe eliminuan liderin suprem Ali Khamenei dhe një sërë liderësh të regjimit islamist, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi, forcat e armatosura të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim ndaj Iranit, duke thënë se do të vazhdojnë të ndjekin çdo pasardhës të udhëheqësit suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei-t.

Në një postim në platformën sociale X, llogaria e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në gjuhën persiane shkroi se “Asambleja e Ekspertëve e Iranit, e cila nuk është mbledhur për dekada, do të mblidhet së shpejti në qytetin Qom”.

“Forca e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që përpiqet të emërojë një pasardhës”, thuhet në paralajmërim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë