Loading…

S’ka simptoma në 80 për qind e rasteve të testimit pozitiv për Covid-19 në Britani

  • 07/07/2020 | 21:40

S’ka simptoma në 80 për qind e rasteve të testimit pozitiv për Covid-19 në Britani

Vetëm 22 % e njerëzve që rezultojnë pozitiv me koronavirus kanë raportuar simptoma në ditën e testit, sipas informacionit të Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Gazeta Metro.


Kjo vetëm sa e shton bindjen rreth ndikimit të njerëzve që nuk janë në dijeni se janë bartës të virusit dhe përhapjes së tij.

Punëtorët shëndetësor dhe social dukej se kishin më shumë gjasë të rezultojnë pozitiv me SARS-CoV-2.

Në mes të muajit mars dhe qershor, kishte 59 mijë më shumë vdekje sesa mesatarja e 5 viteve të kaluara.

Të martën janë raportuar 155 vdekje të raportuara nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar që e dërgon total të vdekjeve në 44391 nga pandemia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë