Loading…

S’ka tërheqje të njohjes nga Çekia

  • 11/09/2019 | 18:25

S’ka tërheqje të njohjes nga Çekia

Ministria e Jashtme e Çekisë në krye me  Tomash Petrícek kanë sigurar se nuk ka ç’njohje të Republikës së Kosovës, duke konfirmuar lidhjen e fortë  për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare, trasnmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka njoftuar Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës behgjet Pacolli. Ai ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të njohjes nga ana e Çekisë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

“Miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë çnjohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petřícek për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke”, shkruan Pacolli.

Kujtojmë, që  për shkak të deklaratave të presidentit të Çekisë Milosh Zeman, Prishtina zyrtare nuk ka pranuar të marrë pjesë në samitin e kryeministrave të Grupit Vishegrad dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë