Loading…

S’ka ulje të çmimit të derivateve: Kaq kushton sot një litër naftë dhe benzinë në Kosovë

  • 05/05/2022 | 19:25

S’ka ulje të çmimit të derivateve: Kaq kushton sot një litër naftë dhe benzinë në Kosovë

Çmimi i derivateve vazhdon të jetë në rritje çdo ditë në Kosovë, derisa momentalisht nuk ka ulje të çmimeve dhe nuk dihet se as kur do të ulen këto çmime të derivateve, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një prononcim për Gazeta Metron, ka treguar se si sillen sot çmimet e derivateve të naftës.

“Çmimet sot që sillen përafërsisht janë, dizelli 1.67 cent dhe benzina 1.47 cent”, ka thënë Berjani për Metron.

Tutje i pari i naftëtarëve të Kosovës tha se nuk dihet se çfarë çmimi do të kemi ditëve në vijim.

“Çfarë çmimi do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi, sepse lëvizje të çmimeve në BERZ”, ka thënë shkurt Berjani.

Aktualisht pra çmimi i derivateve të naftës mbetet i lartë në vendin tonë. Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti heqjen e akcizës për naftë për së paku disa muaj.

Në Shqipëri është protestuar kundër rritjes së çmimeve e veçanërisht të naftës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këto çmime janë dukshëm më të lira. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë