Loading…

S’ka version tjetër për demarkacionin (Video)

  • 29/04/2017 | 08:26

S’ka version tjetër për demarkacionin (Video)

Mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe një gjë të tillë e kanë thënë edhe udhëheqësit e koalicionit qeveritarë.

Mirëpo, sipas analistëve politikë cilado parti që do vijë në pushtet do ta ketë kusht kalimin e demarkacionit në versionin që është.

Agon Maliqi është shprehur për TribunaChannel  se presioni që akterët e ndryshëm ndërkombëtar e kanë treguar rreth kësaj çështje, jep sinjale që secila Qeveri e nesërme duhet që patjetër ta ratifikojë vijën kufitare me Malin e Zi.

Ndërsa analisti Bajrush Morina ka thënë se nëse kjo legjislature dhe ky koalicion nuk arrijnë ta ratifikojë Demarkacionin, atëherë kjo vijë e kufirit nuk do të ratifikohet asnjëherë.

Ai e sheh si të dëmshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi që siç tha ai, e vetmja gjë që mund të arrihet është ngërç politik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë