Loading…

S’ka viza pa përmbushje të kritereve

  • 11/11/2016 | 18:39

S’ka viza pa përmbushje të kritereve

Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Evropiane e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një qartësim i detyrave të cilat kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit.

Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.

Në takim, kryeministri Mustafa ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioriteti ynë.

“Sot kemi ndarë shumë çështje të perbashkëta. Kam pas mundësinë ti tregoj Hahn për veprimet që po i merr qeveria e kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane, diskutuam edhe për procesin e liberalizmit të vizave, i cili mbetet prioritet i yni”, ka tha kryeministri Mustafa.

Ne tani  lansuam 22 prioritetet në kuadër të agjendës evropiane, andaj qëllimi i sotëm është të dakordojmë agjendë të përbashkët që sot të fuqizojë MSA-në, theksoi Mustafa, raporton  gazetametro.

E ritheksoj se integrimi në BE, ka qenë dhe mbetet vullnet dhe aspiratë e institucineve të kosovës, si dhe një prej proceseve më esesnciale në rrugën e Kosovës , ka thënë Mustafa.

Ndërsa  Hahn potencoi se Kosova duhet ti japë rëndesi MSA-së sipas afateve të caktuara.

“Marrëveshja e MSA-së, është  marrëveshje që duhet ti japim jetë. Duhet të përcaktojmë afatet e impemetimit, nga 12 deri në18 muaj prej sot. Fakti që jam këtu, pas prezantimit të publikimit të pakos për zgjerim, tregon sinjal që BE i kushton rëndësi Kosovës e progëresit. Por kur vjen puna te implemetimi i agjendës evropiane, reformave, mund ta kornizojmë me mirë kur caktojmë afate”, ka theksuar Hahn.

“Besojmë qe Kosova kështu bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj. Ne mund ti ofrojmë qytetarëve një të ardhme të sigurtë e me prosperitet, për fëmijët. Ne kemi nisur këtë me procesin e berlinit që lidhë e rilidhë shtetet e rajonit”, raporton gazetametro.

Hahn, ka thënë se BE, do të vazhdojë të luaj rol në mbështetje teknike e financiare për Kosovën,  mbi 600 milion euro deri në vitin 2020.

“Ftoj të gjitha partitë të bashkëpunojnë. Zgjedhjet e hershme, janë vendime të personave brenda vendit, por sipas nesh fokusimi duhet të jetë ne realizimin e atyre që kërkohen nga qytetarët”.

Më tej Hahn  ka folur edhe për çështjen e dhunës në parlament duke thënë se debati duhet bërë pa gaz lotsjellës.

“Jam i vetëdijshëm për çështjet e vështira, ekziston polarizim në fushën poltikë mes pozitës e opozitës, por duhet kujtuar se debati duhet të zhvillohe në parlament, pa gaz lotsjellës”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Hahn, ka thënë se duhet ratifikuar marrëvshja për demarkacionin.

“ Ekziston debat i fuqishëm sa i përket liberalizimit, por u befasova që po thonë që BE, ka ështe fajtor që ju nuk keni liberalizim, duhet ditur se Kosova është pajtuar para 3 viteve për kushtet”.

“I lus të gjitha partitë poltike, që ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion, që është nënshkruar  dhe ratifikuar nga Mali i Zi. Ne kemi vlerësuar arritjet që janë berë dhe kemi vendos që ky do të jetë raporti i fundit, sepse  ne kemi pritë që këto dy kërkesat e fundit do të realizohen kur Kosova ti përmbushë dy kërkesat e mbetura”, ka përfunduar Hahn./gazetametro.net

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë