Loading…

Skadimi i kontratave – Institucionet, në hall me veturat zyrtare 

  • 01/10/2023 | 21:06

Skadimi i kontratave – Institucionet, në hall me veturat zyrtare 

Parkingu i veturave zyrtare në Komunën e Prishtinës mbeti bosh.


Dhjetëra nga to që ekzekutivi lokal i kishte në përdorim me qera sikur edhe disa dikastere qeveritare nga Ministria e Pushtetit Lokal, u skadoi kontrata e operatori i mori nga institucionet.

Kjo bëri që të pamundësohet zhvillimi normal i punës për shumë drejtori si inspekcionit, urbanizmit etj..

Kryeqyteti provoi të bëjë zgjidhje emergjente por pa sukses, e tash po përdor mënyra alternative të transportit si me taksi.

Procedurave burokratike po ia ka dertin edhe Ferizaj, që ka numër minimal të makinave zyrtare, vetëm dy copë.

E Florian Alaj nga Agjencia Qendrore e Prokurimit i tha Klanit se janë në përgatitje të dokumentacionit që kontrata për automjete me qira, të zgjatet edhe për një vit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë