Loading…

Skandal: Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë rehaton familjarët ku mundet nëpër institucione në Preshevë

  • 30/10/2019 | 22:38

Skandal: Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë rehaton familjarët ku mundet nëpër institucione në Preshevë

Drejtori i Shtëpisë së Shendetit ‘Presheva’ Driton Salihu në Preshevë pos Kolltukut të Drejtorit si dhe Fabrikës së Punësimeve Klanore në këtë Institucion punëson edhe familjarët e tij në Shkollën Fillore ‘Ibrahim Kelmendi’ në paralelen e ndarë në Tërrnavë, shkruan Gazeta Metro.


Duke pas parasysh, se Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit është njëri nga profiterat më të mdhenjë nga pushteti i APN’së në Preshevë nuk i mjafton që ta punsojë edhe gruan si profesoresh e gjuhës Frenge. Driton Salihu njihej edhe si një nga zëra më të mëdhenj kundër nepotizmit deri në momentin sa erdhi në pushtet vetë, dhe është mik i afërtë i Kryetarit të Preshevës Shqipërim Arifit.

Në listën e keq menaxhimit të institucioneve lokale të Preshevës është përfshirë edhe shtëpia e shëndetit ‘Presheva’ në Preshevë, e cila po ballafaqohet me 13 procese gjyqësore që kanë iniciuar vetë personeli i këtij institucioni kundër tij.

Sipas informatave shtëpia e shëndetit ‘Presheva’ në Preshevën po ballafaqohet me mbi dhjetë procese gjyqësore të iniciuar nga të punësuarit e këtij institucioni në Gjykatën Themelore në Bujanoc për mosrealizimin e pagesave për punën jashtë orarit të punës dhe angazhimeve të tjera.

Edhe pse sipas ligjit këtë institucion në gjykatë do të duhej ta mbronte sekretari i shtëpisë së shëndetit, kjo procedurë do të i kushtojë edhe më shumë se ç`pritej pasi që ky institucion për shkak të arsyeve të panjohura ka angazhuar avokat privat për të u ballafaquar me këto raste.

Deri më tani, pranë gjykatës themelore në Bujanoc, kundër shtëpisë së shëndetit ‘Presheva’ në Preshevë, në total janë realizuar rreth 50 seanca gjyqësore në lidhje me këto procese, e që nëse marrim koston minimale për seancë, buxheti i këtij institucioni do të dëmtohet në vlerë prej mbi 500,000.00 dinar.

Së shpejti do të publikohen edhe dokumentet që dëshmojnë saktësisht për padrejtësitë e bëra ndaj personelit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, arsye kjo pse edhe janë filluar dhjetëra raste në Gjykatën Themelore në Bujanoc kundër këtij institucioni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë