Loading…
Skandal në futbollin rumun: Menaxherja e rreh trajnerin
  • 14/07/2019 | 11:31

Skandal në futbollin rumun: Menaxherja e rreh trajnerin

Plas keq në futbollin rumun, sherr e goditje me shuplaka mes një menaxhereje të njohur të futbollit të këtij vendi dhe trajnerit të Astra, transmeton Gazeta Metro.


Gjithçka është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale e media, teksa incidenti është regjistruar në dalje të një hoteli.

Anamaria Prodan Reghecampf goditi me shuplakë Dan Alexa. I pyetur për incidentin, ky i fundit ka dashur të ‘mbulojë diellin me shoshë’, pasi pamjet filmike kishin marrë dhenë.

“I kam lexuar raportet e gazetarëve në internet. Asgjë nuk ka ndodhur. Folëm për transferime!”, tha ai.

Po cila është Anamaria Prodan-Reghecampf (17 dhjetor 1972) Bëhet fjalë për një agjente të FIFA-s, producente televizive rumune dhe modele. Ajo ka qenë edhe presidente e CS Buftea dhe FC Snagov, klube të kategorisë së dytë rumune apo drejtore e FC Universitatea Cluj, menaxhere e përgjithshme e FC Gloria Bistrita dhe Concordia Chiajna.

Në mesin e dhjetra lojtarëve të menaxhuar prej saj përfshihet edhe Adrian Mutu. Anamaria Prodan Reghecampf realizoi transferimin më të madh në historinë e futbollit të Rumanisë dhe Belgjikës, Nicusor Stanciu, për 10.000.000 euro. Nga ana tjetër, ‘viktima’ e këtij incidenti, Dan Alexa (28 tetor 1979) është trajner professional futbolli në Rumani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë