Loading…

Skandal në Greqi: Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar abuzoi seksualisht edhe me djem shqiptar

  • 20/02/2021 | 20:25

Skandal në Greqi: Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar abuzoi seksualisht edhe me djem shqiptar

Një skandal me përmasa të jashtëzakonshme po zhvillohet në Greqi.


Policia e Athinës ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm artistik të Teatrit Kombëtar të Greqisë, Dimitris Lignaiadhis, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të rinj që kërkonin të bëheshin aktorë.

Por po kështu Lignaidis dyshohet se ka abuzuar edhe ndaj minorenëve.

Ai kishte dhënën dorëheqjen disa ditë më parë, pas denoncimeve, ndërsa u arrestua sot pas një urdhri të prokurorisë.

Skandali thellohet edhe më shumë pas dyshimeve se ai ka abuzuar edhe me djem shqiptarë, ku u premtonte se do t’i bënte aktorë.

Sipas mediave greke, Lignaiadhis i jepte të miturve alkool dhe drogë dhe më pas abuzonte me ta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë