Loading…

Skandal në shortin për Euro2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej ‘zhurma’

  • 02/12/2023 | 20:44

Skandal në shortin për Euro2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej ‘zhurma’

Një person (ende i paidentifikuar) ka prishur shortin për Kampionatin Evropian të UEFA-s 2024 me zhurma seksi që luhen gjatë gjithë procesit.


Është e vështirë të përcaktohet nëse këto ishin saktësisht të njëjtat zhurma që u dëgjuan në BBC, por ato ishin më të dukshme kur filloi të hidhej shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, me ish-mesfushorin e Manchester City dhe Spanjës, David Silva që përpiqej të mos qeshte.

Organizuesit e shortit, i cili po zhvillohej në qytetin gjerman të Hamburgut, e pranoi ndërprerjen duke thënë “ka një zhurmë këtu…”, por ata u përpoqën ta kalonin situatën pavarësisht problemeve.

Si dhe Silva, shefi i UEFA-s Pedro Pinto u pa gjithashtu duke buzëqeshur në zhurmat ndërsa shakaja vazhdonte, por shpejt u ndalua me Giorgio Marchettin duke shtuar: “Jo më zhurmë…”

Edhe pse ishte vetëm i shkurtër, momenti është bërë shpejt viral në X/Twitter.

Mediat ndërkombëtare si, Indepedent, Mirror, Sun Sport, kanë publikuar që të gjithë pamje Të këtij skandali. /Telegrafi/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë