Loading…
Skandalet seksuale s’kanë të ndalur në Kolumbi: Pas femrave, radha e gjyqtarëve
  • 13/03/2019 | 21:17

Skandalet seksuale s’kanë të ndalur në Kolumbi: Pas femrave, radha e gjyqtarëve

Bota e futbollit në Kolumbi po vuan disa skandale seksuale radhazi, që kanë tërhequr vëmendjen më shumë sesa rezultatet e këtij vendi në arenën ndërkombëtare.


Një çështje kontroverse ka shpërthyer këtë javë mes arbitrave. Nën akuzë ka përfunduar ai që cilësohet “bilbili” më i mirë i Amerikës së Jugut, e një prej gjyqtarëve më të vlerësuar globalisht nga FIFA, Oscar Julian Ruiz.

Ky i fundit akuzohet nga disa kolegë në vendin latin për ngacmime seksuale dhe presione për të marrë favore. Harold Perilla e Carlos Chavez janë vetëshpallur viktima të vëmendjes së veçantë, nga ana e arbitrit më të famshëm në futbollin kolumbian, transmeton tch.

“Më ngacmonte vazhdimisht që prej vitit 2007 dhe deri në momentin që vendosa të lë këtë sport. Ruiz thoshte se mund të më çonte larg në karrierë, pasi kishte shumë fuqi dhe mund të vendoste se cilët arbitra do të përfaqësonin vendin në turne të mëdhenj”, tha Harold Perilla, arbitër futbolli.

Në Kolumbi, kohët e fundit ka ndodhur thuajse gjithçka, që ka larguar vëmendjen nga fusha e futbollit. Ka pasur akuza të rënda për ngacmime seksuale dhe përdhunime edhe në kombëtaren e futbollit të femrave, si dhe në atë të 17-vjeçareve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë