Loading…

Skandali i kosovarit në Durrës – dyshohet se vodhi dy pasaporta

  • 04/08/2017 | 19:24

Skandali i kosovarit në Durrës – dyshohet se vodhi dy pasaporta

Një pushues kosovar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhjen e një kasaforte në një hotel në zonën e plazhit.


Burime policore bënë të ditur se po punohet për kapjen e një 44-vjeçari me inicialet G.V, banues në Podujevë të Kosovës, i cili dyshohet ta ketë realizuar vjedhjen dy ditë më parë, raporton Top-channel.

Policia bëri të ditur se brenda kasafortës ndodheshin një sasi lekësh dhe eurosh, si dhe dy pasaporta të shtetasve çekë, të akomoduar në këtë hotel. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë