Loading…

Skandali seksual trondit Hungarin, dalin pamjet e orgjisë së politikanit me prostitutat kroate

  • 13/10/2019 | 15:53

Skandali seksual trondit Hungarin, dalin pamjet e orgjisë së politikanit me prostitutat kroate

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgjisë së Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr, transmeton Gazeta


Regjistrimi daton nga maji i vitit të kaluar dhe u bë në një jaht në bregdetin kroat.

Skandali ka tërhequr vëmendje më të madhe të publikut edhe nga fakti se zyrtari lokal është një bashkëpunëtor i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Gazeta serbe ‘Kurir’ ka publikuar ekskluzivisht  video nga orgjia e politikanit hungarez,  i cili pasi plasi skandali, i kërkoi falje familjes së tij, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Në një video të realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin kroat, Borkai u kap në një skenë “të nxehtë” me disa prostituta kroate.

Ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, por mohoi që kishte konsumuar drogë në orgji. Borkai u prezantua si njeri i familjes në fushatën zgjedhore dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore të Partisë Fides./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë