Loading…

Skandaloze: BBC’ja prapë e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

  • 12/11/2021 | 08:49

Skandaloze: BBC’ja prapë e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Televizioni publik britanik, BBC, përsëri ka publikuar një hartë në të cilën nuk ekziston kufiri mes Kosovës e Serbisë. Një lëshim të tillë transmetuesi i njohur botërisht e kishte bërë edhe në qershor.


Në një lajm rreth krizës me emigrantë në Bjellorusi, ku gjithashtu janë paraqitur gazsjellësit në hartën e Evropës, Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se Britania e Madhe është njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahëset më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës.

Sipas uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pas shpalljes së saj, pra, më 18 shkurt 2008. Në të njëjtën ditë pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Shqipëria, Turqia dhe Afganistani.

Gazeta në qershor të këtij viti ka raportuar se si i njëjti televizion britanik e kishte paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në një hartë ku shfaqej rrjedha e Lumit Danub nëpër territorin e Evropës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë