Loading…

Skandaloze: FFK falsifikon procesverbalin e Kuvendit të fundit |DOKUMENT

  • 25/02/2020 | 20:28

Skandaloze: FFK falsifikon procesverbalin e Kuvendit të fundit |DOKUMENT

Federata e Futbollit e Kosovës më 27.01.2020 e ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, ku janë votuar anëtarët e Komiteti Ekzekutiv të FFK’së, shkruan Gazeta Metro.


Ky Kuvend u përshkrua me shumë tensione e debate të ashpra, të cilat filluan që nga momenti kur Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, doli nga rendi i ditës duke kërkuar votëbesimin.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi që tani mund të ngritët kallëzim penal ndaj personit që ka mbajtur procesverbalin, Bashkim Kajdomçaj, i cili ka falsifikuar atë.

Kuvendi i fundit i mbajtur në FFK për shkak të zhvillimeve dhe interesimit të madh ishte përcjellë edhe nga mediet dhe kjo është lehtë e verifikueshme.

Në pikën ‘C’ shkruan se Bashkim Kajdomçaj ishte procesmbajtës dhe dy verifikuesit ishin Hamdi Elshani e Agim Kastrati, por në fakt Elshani e Kastrati nuk janë votuar fare për verifikues të procesverbalit, shkruan Gazeta Metro.

Gjithashtu, në pikën ‘D’ thuhet se Elshani e Kastrati ishin edhe në Komision për mbikëqyrje të procesit të votimit, por në Kuvend është propozuar vetëm Hamdi Elshanin, kurse Agim Kastrati nuk është propozuar dhe as nuk është votuar në këtë komision.

Në procesverbal thuhet se numërimin e ka bërë Agim Kastrati në emër të Komisionit Verifikues, sepse Komisioni për mbikëqyrje të procesit të votimit nuk është votuar fare nga Kuvendi.

Ky procesverbal përmban shumë çështje të cilat nuk janë propozuar e as votuar, por që befasisht figurojnë në procesverbal./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë