Loading…

Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin me titullin ‘Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë’

  • 22/10/2021 | 12:54

Skandaloze: Instituti Albanologjik riboton librin me titullin ‘Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë’

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës.

Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke i referuar me terminologji serbe Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, duke thënë se kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë.

“Në vitin 2021, Instituti Albanologjik i Kosovës boton tituj të tillë, duke iu përmbajtur terminologjisë zytare serbe për Kosovën. Sigurisht, kjo do të futet në Dosjen e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për eksterritorialitet kishtar në Kosovë, tani që po afrohet pjesa më e rëndë e Dialogut Kosovë-Serbi, pjesa e marrëveshjes përfundimtare”, ka shkruar Latifi në rrjetin social “Facebook”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë