Loading…

Skandaloze: Kryeministri pakistanez fajëson veshjen e grave për dhunimet seksuale

  • 07/04/2021 | 19:09

Skandaloze: Kryeministri pakistanez fajëson veshjen e grave për dhunimet seksuale

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka nxitur reagime të shumta pasi e fajësoi mënyrën se si gratë vishen për rastet e dhunës seksuale.


Sipas tij, rritja e shpejtë e numrit të rasteve të dhunimit seksual tregon, siç u shpreh Khani, pasojat në çdo shoqëri ku vulgariteti është në rritje, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

I shkolluar në Oksford, politikani 68-vjeçar i këshilloi gratë që të mbulohen për ta parandaluar joshjen seksuale të meshkujve.“I tërë koncepti i purdas (mbulimit të trupit) është që të shmanget joshja, jo të gjithë kanë vetëkontroll për ta shmangur atë”, deklaroi presidenti i shtetit me mbi 208 milionë banorë.

Sidoqoftë, kur ishte më i ri, ish-lojtari i kriketit nuk ishte i panjohur për gratë e veshura me rroba të shkurtra apo të hapura. Ai madje merrte pjesë në klube nate të VIP-ave gjatë kohës kur jetonte në Londër.

Imran Khan duke ecur me një grua të panjohur në një rrugë të Londrës (1990)
Dikur student, ai kishte dalë në takim me njohësen e modës dhe gazetaren, Susannah Constantine, para se të martohej me Jemima Goldsmith-in më 1995.

Komisioni i Pakistanit për të Drejtat e Njeriut, vëzhgues i pavarur i të drejtave, tha të martën se është i shokuar nga komentet e presidentit.

Imran Khan me gazetaren Susannah Constantine (1995)
Pakistani është shtet me prirje të fuqishme konservatore, ku viktimat e dhunimit seksual shpesh shikohen me dyshime, ndërsa ankesat në organet e drejtësisë rrallë shqyrtohen seriozisht.

Një pjesë e madhe e vendit jeton sipas “kodit të nderit”, ku gratë që e sjellin “turpin” në familje mund të jenë viktima të dhunës dhe vrasjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë