Loading…

Skandaloze: Kufoma e kasapit të Bosnjës Ratko Mladic, pritet me nderime ushtarake në Serbi

  • 04/09/2026 | 12:45

Skandaloze: Kufoma e kasapit të Bosnjës Ratko Mladic, pritet me nderime ushtarake në Serbi

Pavarësisht paralajmërimeve të ashpra të BE’së  dhe kritikave të gjera se glorifikimi i kriminelit serb të luftës, Ratko Mladic, është në kundërshtim me vlerat evropiane, kufoma e çetnikit u prit me nderime të plota ushtarake dhe shtetërore, midis Beogradit, transmeton Gazeta Metro.


Kasapi i Ballkanit Ratko Mladic  i cili kreu krime mizore  në Bosnje, dhe ishte përgjegjësi kryesor për masakrën dhe  gjenocidin në Srebrenicë më 1995, u prit me nderime të larta në aeroportin Nikola Tesla.

Madje kriminelin, Beogradi e shndërroj në një hero, ku trupi i tij i vdekur nga Haga u transportua me një aeroplan qeveritar serb.

Pjesëtarët e ushtrisë serbe morën arkivolin me trupin e Ratko Mladiç pas mbërritjes së aeroplanit në Beograd.  Arkivoli u transferua me praninë e pjesëtarëve të ushtrisë dhe flamujve të Serbisë dhe Republikës Sërpska.

Pos kësaj  për kriminelin Mladic akademi përkujtimi do të mbahet më 5 shtator, në orën 12:00, në Shtëpinë e Ushtrisë, e cila ndodhet në rrugën Braće Jugovića në Beograd.

Funerali është planifikuar për të hënën, më 7 shtator, në Varrezat Topcider, ku është varrosur vajza e Mladiçit, për çka edhe kishte kërkuar vetë çetniku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë