Loading…

Skandaloze: Nuhi Mavrovqanit që ia mori jetën gruas duke e goditur me shufër, i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

  • 05/10/2021 | 13:27

Skandaloze: Nuhi Mavrovqanit që ia mori jetën gruas duke e goditur me shufër, i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur fajtor Nuhi Mavrovqanin dhe e ka dënuar me 25 vite burgim, për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Berivojcë të Kamenicës.


Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan. Por në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e anuloi dënimin me burgim të përjetshëm dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në procesin e parë gjyqësor, trupi gjykues kishte vlerësuar që i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja dhe ndërroi jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë