Loading…

Skandaloze: Pacientët në QKUK po marrin insulina pa afat

  • 14/08/2018 | 22:33

Skandaloze: Pacientët në QKUK po marrin insulina pa afat

​Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pacientët dyshohet sa kanë marrë insulina me afat te skaduar.


Madje, sipas burimeve të T7, një pacient i ka marrë insulinë ku afati i kishte skaduar në prill.

Rastet e tilla, janë paraqitur edhe në spitalet tjera rajonale.

T7 ka pranuar informacione se në Spitalin e Mitrovicës, ka pacientë që për sëmundjen e diabetit janë mjekuar me insulina, afati i të cilave kishte skaduar.

Lidhur me këtë, në QKUK thonë se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodh.

Ndërkohë, në Klinikën e Nefrologjisë thonë se insulinat që u jepen pacientëve janë të kontrolluara vazhdimisht.

Dhe për më tepër kjo klinikë nuk është furnizuar me insulina që nga dhjetori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018.

“Sa i përket insulinës nga muaji 12, i vitit 2017 deri me 05.06.2018 ne nuk kemi qenë të furnizuar me insulinë dhe në atë periudhë kohore pacientët e kanë siguruar vetë insulinën, asnjëherë nuk kemi pasur në depot tona insulinë me afat të skaduar çka mund të verifikohet me dokumentacionin ekzistues.”

Lidhur me insulinat me afat të skaduar që qarkullojnë në QKUK, ka reaguar edhe Barnatorja Qendrore që e furnizon Klinikën e Nefrologjisë me insulina.

“Lloji i insulinës që është fotografuar dhe e plasuar në lajm nuk është pranuar asnjëherë në BQ as distribuuar në Kl. e Nefrologjisë,  kjo e verifikuar jo vetëm në monitorimin e direkt nga ana ime edhe në mbrëmjen e datës 11.08.2018, edhe nga monitorimet e realizuara dje dhe sot në këtë klinikë, përfshirë edhe monitorimet pas regjistrimit tremujor (në prill) si dhe  pas regjistrimit gjashtëmujor (në korrik).”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë