Loading…

Skandaloze| Votim grupor në diasporë: 3 persona mbushin 50 fletëvotime

  • 22/09/2019 | 21:27

Skandaloze| Votim grupor në diasporë: 3 persona mbushin 50 fletëvotime

‘Votimin Përmes Postës’ i cili ka filluar më 19 shtator për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës, duket se ka filluar të keqpërdoret sikurse më parë, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka siguruar një video ku një person me inicialet V.K shihet në një video-incizim duke votuar së bashku me dy vajza të tjera.

V.K., në video shihet se si plotëson 50 fletëvotimet të shpërndara mbi tavolinë, ato pastaj i përgatisin për t’i dërguar në zyret e KQZ’së në Prishtinë përmes Postës.

Në bazë të fotografive në Facebook’un e V.K., shihet se është një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Votimi me postë nga ana e mërgimtarëve ka filluar me 19 shtator, ku sipas KQZ, fletëvotimet duhet të pranohen nga ky institucion më së largu më 5 tetor 2019, kurse keqpërdorime të shumta janë vërejtur edhe në këto Zgjedhje të 2019.

Kujtojmë se në bazë Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 89.3 dhe 89.4 thuhet se askush nuk lejohet të voton në emër të një votuesi tjetër, përpos atyre që janë me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin, ai mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë.

89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me
dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji.
89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm
një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse
votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.

Më poshtë keni videon ku mund të shihni edhe ju votimin./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë