Loading…

Skandalozi Vulin: Mohon sërish masakrën e Reçakut, e quan gënjeshtër

  • 15/01/2022 | 12:58

Skandalozi Vulin: Mohon sërish masakrën e Reçakut, e quan gënjeshtër

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sërish se Masakra e Reçakut është “një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe që duhet zbuluar”.


Ai tha se NATO e përdori këtë ngjarje si justifikim për fillimin e “agresionit” në ish-Jugollsavi, njofton Klan Kosova.

“Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, tha Vulin në programin e mëngjesit të TV Happy në Serbi.

Mohimin e masakrës ku u vranë brutalisht 45 shqiptarë civilë, ministri serb po e bën pikërisht në ditën kur krerët kosovarë thanë se mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit.

Përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë i përmendi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin.

“Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë. Askush të mos e harrojë dhe as mohojë atë që ndodhi këtu. Kjo ishte arsyeja se pse SHBA dhe aleatët u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës, të civilëve të pambrojtur dhe në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Besojmë se të gjithë popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe të sigurt”, tha Hovenier në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut.

Ambasadori amerikan për masakrën e Reçakut: Askush të mos e harroj dhe as mohojë atë që ndodhi këtu

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë