Në T7 gazetari Valon Syla e përmblodhi veprimtarinë opozitare të Partisë Demokratike të Kosovës si të pavendosur në qëndrime, qëllimisht madje, kjo vlen për shumë çështje tha ai dhe renditi ato duke theksuar si shembull ilustrues ‘shamitë e veteranët’, shkruan Gazeta Metro.
Në një përfundim të emisionit dhe në kërkim të gjendjes së kësaj partie, Syla ishte mjaft i ashpër dhe shtoi se kanë çështje për të zgjidhur dhe nuk ka përputhje mes potencialit dhe veprimtarisë së tyre si një parti kombëtare.
“PDK në vend se të luaj për titull kampion të ligës, po luan vetëm për të mbetur në ligë. Kështu s’ka lidhje më se kush është kryetar me këtë lojë që po e shohim në PDK, mirë e keq. Kjo është e pafalshme për një parti siç është PDK e me çfarë resurse ka.”
Cila është rruga? Reagoi Syla me cinizëm të ashpër pas pyetjes së Kërquki për një zgjidhje duke e kujtuar që s’ka më shumë se kaq tani pasi zgjedhjet s’ka dhe i kanë tani ato të brendshmet dhe renditi një çështje me rëndësi për një parti opozitare, që PDK s’ka asnjë qëndrim të theksuar politik dhe e mban qëllimisht ambiguitetin.
“Me këtë lojë që po e tregojnë nuk është lojë për kampion por të mbesin në ligë, nuk mund të shtyhet as me Abdixhikun, më vjen keq. Asnjë qëndrim nuk e ka të gdhendur, qëllimisht. Pse po i duhet PDK’së ambiguiteti, kanë dykuptimësi në secilin qëndrim. Ne nuk e dimë se çfarë mendon PDK’ja për Asociacion, për Kodin Civil e për shumicën e temave. Cili qenka qëndrimi i PDK’së? Këtyre iu kanë mbetur shamitë në parti a myslimanët i kanë dalë në Vetëvendosje. I kanë mbetur komandantët a veteranët u kanë dalë në Vetëvendosje dhe hala flasin madje. Këta janë për të mbetur në ligë, më vjen keq por gjendja e PDK’së është kjo”./gazetametro.net