Filmat prodhohen duke regjistruar ose filmuar objekte dhe persona të vërteta ose duke përdorur vizatime dhe efekte speciale. Që nga hedhja e parë në treg e një filmi, gjithçka ka qenë befasi, si për shikuesin por edhe për vetë aktorët, e stafin punes të një filmi. Prekja, puthja, gjaku në skena të filmit në fillim kanë qenë tabu, mirëpo me kalimin e viteteve nuk përbejnë përshtypje sa vetë ngjarja e filmit, shkruan Gazeta Metro.
Skena e parë e seksit ishte një nga tabutë më të mëdha të kinematografisë. Kjo skenë u realizua në vitin 1993. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” .
Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen. Dhe rasti i dytë, ajo kryen marrëdhënie seksuale me një mashkull, që besohet të jetë hera e parë e raportit seksual në një film jo-pornografik.
Kamera merr plane detaj të fytyrës së saj gjatë skenës kur ajo është e pushtuar nga pasioni. Skena e parë seksuale shfaq për herë të parë orgazmën femërore në ekran./gazetametro.net