Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, pas orës 19:00 pritet të aterojë në Prishtinë nga Franca, ku qëndroi për më shumë se tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze përmes një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Partia e Haradinajt, ka organizuar një pritje solemnte për liderin e saj, shkruan gazetametro.net.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, tani më është bërë gati skena, nga ku Haradinaj, rreth orës 20:00, pritet t’u drejtohet me një fjalim përkrahësve të tij.
Në shesh tanimë kanë filluar të mblidhen mbështetësit e Haradianjat, të cilët përveç fotove të liderit të AAK’së, po mbajn edhe flamuj kuq e zi. /gazetametro.net