Skenari i filmit “Ajo” nga More Raca është përzgjedhur në” CIFF Script Studio Session” në Washington
Skenari do të lexohet nga aktorët amerikanë të përzgjedhur nga organizatoret e kësaj ngjarjeje. Ngjarja ka për qëllim avancimin e skenarëve të perzgjedhur. Në këtë event janë zgjedhur vetëm katër skenar dhe skenari “Ajo” është skenari i vetëm i huaj, tre skenaret tjeter janë të skenaristeve amerikanë.
Regjisorja More Raca tha për Gazetën Metro se pret shumë nga kjo përzgjedhje pasi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta prezantuar skenarin para panelistve të dëshmuar në industrinë e filmit hollivudian.
Sesioni do të mbahet me 23 Prill në “Mount Baker Theatre” Bellingham, Washington.
Panelistët të cilët do të jenë pjesë e këtij sesioni janë Mel Damski regjisor i 28 filmave, i nominuar çmimit Emmy dhe Oscar, antar i Akademisë së filmit Amerikan (OSCAR). Michael Pavone, produent dhe regjisor i njohur amerikan, bashkepuntor i Steven Spilberg.
Regjisorja More Raça kohëve të fundit është nominuar në shumë festivale ndërkombëtare me filmin e metrazhit të shkurtër “Home” i cili flet për konfliktin për çështje trashëgimie në mes vëllait dhe motrës, së fundi është paralajmëruar edhe premierë në kinematë e Washtingtonit./gazetametro.net