Loading…

Skender Hyseni mbështet Thaçin pas dy marrëveshjeve: Ka disa fjalë për letrën e sekretarit amerikan

  • 14/02/2020 | 11:27

Skender Hyseni mbështet Thaçin pas dy marrëveshjeve: Ka disa fjalë për letrën e sekretarit amerikan

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe të autostradave, shkruan Gazeta Metro.


Hyseni ka shkruar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve të sotshme është një hap në drejtimin e duhur që i duhet Kosovës.

Ai ka thënë se letra e sekretarit amerikan Mike Pompeo, është shumë e qartë dhe tregon se dialogu Kosovë-Serbi në thelb ka njohjen midis këtyre dy shteteve.

Sipas tij koordinimi i ngushtë i Kosovës me SHBA’në dhe BE’në është jetik për vendin.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë