Loading…

S’keni parë ndonjëherë: Pema e Krishtlindjeve me 3 mijë gurë Swarovski

  • 03/12/2019 | 14:22

S’keni parë ndonjëherë: Pema e Krishtlindjeve me 3 mijë gurë Swarovski

Kopenhagen ka çelur sezonin festiv me këtë pemë madhështore, e cila i ka dhënë shkëlqimin që nevojitet në fundvit kryeqytetit danez. Është dhjetë metra e gjatë dhe nuk është e zakonshme, pasi është zbukuruar me 3 mijë gurë Swarovski, transmeton Gazeta Metro.


“Është e adhurueshme, ndriçimi fantastik, perfekte për Krishtlindje. Për të qenë e sinqertë mund të rrija këtu ta shikoja për orë të tëra”, thotë një turist.

“Është shumë e bukur. Më pëlqejnë kristalet dhe sfondi, një kombinim shumë i mirë”, shprehet një tjetër.

E vendosur në parkun e famshëm të Tivolit, pema ka kushtuar 1 milionë korona daneze, ose 146 mijë dollarë. Për dekorimin e saj u deshën 10 ditë ndërsa për zbukurimin të gjithë parkut dy jave të tjera, pasi në të janë vendosur mbi një milionë drita.

Kjo është hera e parë që në Danimarkë, pema e Krishtlindjeve zbukurohet me gurë të çmuar Swarovski dhe do të qëndrojë për publikun deri më 5 Janar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë