Loading…

Skeptik Nexhi nga Kosova: S’arrin ta bindë dot NASA që foto është bërë nga Hëna, e konteston

  • 09/04/2026 | 11:42

Skeptik Nexhi nga Kosova: S’arrin ta bindë dot NASA që foto është bërë nga Hëna, e konteston

Të shprehësh mendim pa qenë fare i fushës duke komentuar nga rrjetet sociale s’është aspak e çuditshme në Kosovë, siç ia bëri Nexhi Krasniqi nga Kosova, të cilin nuk e ka bindur dot NASA që fotot nga misioni Artemis II janë bërë nga Hëna, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pas shpjegimeve që ia ka dhënë NASA rreth dilemave që ka shprehur, ai prapë vazhdon të besojë se fotografitë e publikuar nga NASA janë të krijuar me inteligjencë artificiale, madje në një prononcim për Tëvë1, Krasniqi ka treguar se NASA nuk ia ka ndryshuar mendimin.

“Unë prapë e kam qat mëndim, se foto si foto po me jep përshtypjen me u bind se nuk ka mundësi me kanë e fotografuar prej mbas hanës duke e parë edhe tokën. Nuk jam ekspert i kësaj lemie, mirëpo me të thanë të drejtën shumë shpesh e kom vizitu Google Earth-in, planetet tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se me “tahmin”e ka zbuluar edhe si ka ardhur në përfundimin se ato fotografi nuk janë të vërteta.

“Tuj kqyrë, tu ba analizë me vetveten unë, tu thanë ku janë yjet? Se nuk shihen fare”, ka shtuar ai.

Komenti i tij në llogarinë e tij thoshte kshtu:

“Pse nuk po duken yjet nga kjo pozitë? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, ka shkruar Krasniqi.

Këtij komenti i është përgjigjur NASA, duke i shpjeguar se pse në këto fotografi nuk duken ujët.

“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të skenës”, i është përgjigjur NASA./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë