Skocia është bërë vendi i parë në botë që i bën produktet e ciklit menstrual ose ndryshe që njohen si perioda, do të jenë falas për të gjithë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Metro.
Parlamenti skocez ka miratuan unanimisht të martën, Ligjin për prodhimin e produkteve të ciklit menstrual që do të jenë falas në Skoci.
Tani ka një detyrë ligjore ndaj autoriteteve lokale për të siguruar që këto produkte të tilla si tampona dhe të tjera të jenë në dispozicion për “këdo që ka nevojë për to”.
Projekt-ligji u prezantua nga anëtarja e parlamentit skocez, Monica Lennon. Ajo ka bërë fushatë për t’i dhënë fund varfërisë së perisodave që nga viti 2016.
Ajo tha se ishte një pjesë e legjislacionit “praktik dhe progresiv” e bërë edhe më jetike për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Periodat nuk ndalen për pandemitë dhe puna për të përmirësuar mundësinë e përdorimit të tamponëve thelbësorë dhe pecetave nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.”,tha ajo./gazetametro.net