Loading…

Skuadra e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit eliminohet nga Europa Liga

  • 24/09/2020 | 20:55

Skuadra e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit eliminohet nga Europa Liga

Reims kishte punë të vështirë sonte me skuadrën nga Polonia, Fehrever FC dhe është eliminuar me penallti duke i dhënë kështu fund aventurës së tyre në Europë.


Pjesa e parë përfundoi e barabartë me rezultat 0-0 ku Zeneli dhe Berisha e luajtën të plotë.

Reims dominoi në këtë pjesë por jo edhe në pjesën e dytë ku Fahrevar filloi ta merr inciativën.

Arbër Zeneli luajti në këtë ndeshje për 62 minuta ku u zëvendësua nga Kaj Sierhuis kurse në minutën e 79 u zëvendësua edhe Berisha me El Bilal Toure.

Edhe pjesa e dytë përfundoi 0-0 me rezultat kurse ndeshja shkoi në penallti ku më të sigurt u treguan lojtarët e Fehrevar FC duke e mundur Reims me rezultat 4-1 në penallti dhe duke kaluar në fazën e playoff në Europa Ligë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë