Loading…

Skulptorja Leunora Salihu vjen me ‘Në kërkim të së tashmes’

  • 05/07/2017 | 09:49

Skulptorja Leunora Salihu vjen me ‘Në kërkim të së tashmes’

Skulptorja kosovare e cila jeton dhe vepron në Gjermani Leunora Salihu, kësaj radhe do të vijë me ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës.


 ‘Në kërkim të së tashmes’ titullohet ekspozita personale e skulptores Leunora Salihu, kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Katharina Klang.

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës në orën 20:00.

Leunora Salihu është lindur në Kosovë në vitin 1977. Ajo është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare ndërsa vazhdon të jetë skulptorja e vetme shqiptare që ka arritur ti koleksionohen veprat. Se ajo është në rrugë e sipër drejt përpunimit të një gjuhe të mëvetësishme artistike prej skulptoreje, e ka kuptuar qysh herët juria e “Bergische Kunstpreis” kur ia ndau këtë çmim prestigjioz. Pastaj, në vitin 2012 Leunora pati fituar në Solingen çmimin artistik të Bankës Kombëtare të Gjermanisë. Koleksioni Artistik i NRW (Landit Nordrhein Westfallen) në galerinë K21 Ständehaus i ka lënë në dispozicion të punimeve të saj pavijonin Bel Etage të Muzeit të Dyseldorfit. Aty mund të shikohen dhe shijohen skulpturat voluminoze të Leunorës deri më 10 shtator.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë