Loading…

‘Skulptur’ po vjen në fund të qershorit: Reperi e jep vet lajmin në profilin e tij

  • 29/05/2020 | 23:53

‘Skulptur’ po vjen në fund të qershorit: Reperi e jep vet lajmin në profilin e tij

Rep-artisti Captal T nuk është ndalë as në këtë kohë të pandemisë, pasi ka sjellë projekte të ndryshme muzikore.


“Skulpturë” titullohet albumi i tij i radhës, për të cilin ka paralajmëruar kohë më parë përmes rrjeteve sociale.

Tashmë, në rrjetin social Instagram, Capital T ka shpërndarë një video, duke treguar se pjesa e parë e albumit do të lansohet në fund të qershorit.

“E kam mbushur një libër me hite. Pjesa e parë e albumit vjen nga fundi i qershorit”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka treguar se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së albumit në dy pjesë.

“Dëshiroj ta ndaj me faza se e dini ju, nuk bën ta teprojmë me hite”, ka shtuar ai.

 

View this post on Instagram

 

Life is Good 🤲🏻 Quarantine hair style 😂 e kom mush ni 📦 hite #SKULPTURE / pjesa e pare e albumit del DIKUR KA FUNDI QERSHORIT, Po duhet me nda me faza se pe dini ju sbon me tepru me hite 😘🤪

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Ndërkaq, “Flawless” titullohet projekti më i ri nga Capital T, i cili për pesë ditë arriti të numërojë miliona klikime në YouTube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë