Loading…
“Sky News” largon nga platforma kanalin australian që publikoi videon e sulmit në Zelandën e Re
  • 16/03/2019 | 09:14

“Sky News” largon nga platforma kanalin australian që publikoi videon e sulmit në Zelandën e Re

Një ndër mediet më të njohura në botë, “Sky News”, më saktësisht selia e këtij televizioni në Zelandë të Re, e ka tërhequr nga transmetimi kanalin “Sky News Australia” për shkak të publikimit të pamjeve të sulmit terrorist në xhami.


Përmes një postimi në Twitter, televizioni “Sky News Zealand” ka njoftuar se e ka larguar nga platforma e vet programin australian për transmetimin e lajmeve për shkak se ata i kanë publikuar pamjet e tmerrshme të vrasjes së besimtarëve të pafajshëm.

“Ne qëndrojmë në mbështetje të miqve tanë në Zelandën e Re dhe kemi marrë vendim ta largojmë nga platforma kanalin “Sky News Australia” deri në kohën kur pamjet shqetësuese të sulmit të mos transmetohen më”, thuhet në deklaratën e këtij mediumi.

Pavarësisht kërkesës së policisë për të mos i publikuar pamjet e sulmit, televizioni “Sky News Australia” vendosi ta publikojë videon e tmerrshme, ku shihet vrasja e 49 personave në Christchurch.

Faqet e njohura të internetit, si “Facebook”, “YouTube” dhe “Twitter” e kanë larguar këtë incizim nga platformat e tyre, por ai po ngarkohet sërish.

Transmetimi i pamjeve nga kanali australian ka shkaktuar zemërim në publik. Raportohet se këto pamje janë parë edhe në ekranët e një aeroporti, por zyrtarët e tij nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, shkruan “The Guardina”, transmeton Gazeta Express.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë