Loading…

‘Sky Sports’ të mahnitur me Kosovën, pyet : Si mund të jenë 199 kombëtare para Kosovës

  • 11/09/2019 | 21:40

‘Sky Sports’ të mahnitur me Kosovën, pyet : Si mund të jenë 199 kombëtare para Kosovës

Edhe përkundër humbjes nga Anglia, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes nga mediat botërore, transmeton Gazeta Metro.


Anglia dhe Kosova u takuan mbrëmë(e martë) në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, me anglezët që shënuan fitore me rezultatin 5-3. ‘Dardanët’ pësuan humbje, por treguan karakter të fortë. Futbollistët e Bernard Challandes nuk u dorëzuan asnjë moment, duke i futur edhe frikën anglezëve.

‘Sky Sports’ ka vazhduar me analiza për ndeshjen, derisa gazetari Kavel Solhekol, ka thënë në raportimin e tij se nuk mund të jenë 119 kombëtare më të mirë se ‘Dardanët’.

“Ata janë sikur vëllezër që luajnë për fanellën dhe flamurin e shtetit të tyre të ri. Ata luajnë futboll ofensiv dhe punojnë pareshtur kur nuk e kanë posedimin. Qëndrimi i tyre për mos dorëzim i bëri tifozët anglezë nervozë në dhjetë minutat e fundit edhe pse udhëhiqnin 5 me 3”, ka shkruar ai duke theksuar edhe qëndrimin në këmbë të të gjithë stafit teknik të Kosovës me festën e çmendur të tyre pas çdo goli, përcjell Telegrafi. “Vetëm 24 orë më herët po diskutonim si kualifikimet janë bërë bajate dhe rutinë për Anglinë. Dikush sigurisht harroi t’i tregonte Kosovës. Ata mund të jenë në renditje në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, por nuk ka shans që të jenë 119 kombëtare më të mira se ta. Janë në vendin e tretë në Grupin A dhe falë përfundimit në vend të parë në grupin në Ligën e Kombeve, kanë të garantuar një vend në play-off për një vend në ‘Euro 2020’” – ka shkruar mes tjerash Solhekol.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës renditet e 120’ta në ranglistën e FIFA’s. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë