Slavia Prague ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 sonte kundër Sparta Prague në shtëpi në kuadër të javës së 13’të në Superligën e Çekisë, transmeton Gazeta Metro.
Në derbin e Çekisë, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit në Conference League ka ‘demoluar’ skuadrën rivale të qytetit.
Të gjithë golat vendasit i realizuan gjatë pjesës së parë me Vaclav Jurecka (5′), Jakub Hromada (12′), Lukas Masopust (30′) dhe Peter Olayinka (45+3).
Përkundër kësaj, Slavia Prague nuk është se pati raste të tjera të volitshme megjithatë në ato që pati kishte arriti t’i konkretizoi.
Të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kampioni në fuqi i Kosovës është nikoqire e saj.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar para disa javësh suharekasit kishin arritur të tregojnë paraqitje shumë të mirë, mirëpo në fund u mposhtën me rezultat 3-2. /gazetametro.net