Loading…

Sllovenisë i kërkohet që vizat për Kosovën t’i bëjë prioritet gjatë Presidencës në BE

  • 18/06/2021 | 15:17

Sllovenisë i kërkohet që vizat për Kosovën t’i bëjë prioritet gjatë Presidencës në BE

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj, ka takuar sot homologun e tij slloven, Iztok Jarc, me të cilin kanë biseduar për prioritetet e Presidencës Sllovene në Këshillin e Bashkimit Evropian.


Zemaj ka thënë se ka falendëruar ambasadorin slloven, Jarc, për mbështetjen e Sllovenisë, derisa thotë se i ka kërkuar që çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën ta vendosin në listën e prioriteteve kryesore.

“Takova ambasadorin slloven përpara fillimit të Presidencës Sllovene në Këshillin e BE’së. Patëm një takim të frytshëm rreth prioriteteve të Presidencës Sllovene me një focus të veçantë në Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. E falënderova atë për mbështetjen e Sllovenisë dhe i kërkova që ta vendos liberalizimin e vizave në listën e prioriteteve kryesore”, ka shkruar Zemaj në twitter.

Lidhur me liberalizimin e vizave ka folur sot edhe Miroslav Lajcak gjatë një takimi në Vjenë me Sebastian Kurz. Sllovaku ka thënë se Kosova po vazhdon të mbetet e izoluar dhe se punët rreth këtij procesi nuk po shkojnë si duhet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë