Loading…

Sloltenberg paralajmëron Rusinë: Nëse sulmoni Poloninë apo Baltikun, NATO do të ju sulmon

  • 03/12/2019 | 20:26

Sloltenberg paralajmëron Rusinë: Nëse sulmoni Poloninë apo Baltikun, NATO do të ju sulmon

Situata mes shtetit të Rusisë dhe vendeve baltike vetëm se po shkon duke u acaruar dhe tensionuar akoma më shumë, kjo për shkak të kaluarës historike të këtyre shteteve, shkruan Gazeta Metro.


Aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO, ia ka bërë me dije sot shumë çartë shtetit rus, duke thënë se do të përgjigjen ndaj çdo sulmi që ata pretendojnë t’i bëjnë Polonisë apo vendeve baltike.

Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë se ky sinjal i fuqishëm po i dërgohet vetëm Rusisë.

“Përmes prezencës së forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike, ne po i dërgojmë Rusisë një sinjal shumë të fuqishëm: nëse sulmohet Polonia apo vendet baltike, e tërë aleanca do të reagojë”, ka thënë ai para nisjes së samitit të NATO’s, raporton Reuters.

Stoltenberg po ashtu tha se NATO nuk ka listë të armiqve, por aleanca do të reagon kurdo që të jetë e nevojshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë